Osmani takoi Hovenier: Bashkëpunimi me SHBA fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend e rajon.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky ishte një takim i rregullt i Osmanit me diplomatin amerikan dhe se aty u bisedua edhe mbi procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.

Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të fuqizuar prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk përballet me sanksione, mund të cenojë sërish sigurinë - KosovaPress

Tahiri: Dështuam ta dërgojmë Osmanin në Kushtetuese, s’nënshkroi LDK-ja - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024