Bislimi informon Abbott mbi dialogun: Kosova vazhdon të mbetet konstruktive
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend, e ku u theksua dhe kontributi i kontingjentit britanik brenda KFOR-it.

Bislimi e informoi diplomatin Abbott dhe mbi takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve dhe procesin e dialogut.

Ai theksoi se Kosova vazhdon të mbetet konstruktive e aktive në proces, e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.

“Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë një miqësi e partneritet të fuqishëm”, tha Bislimi duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. ​

Stoltenberg: Sulmet në veri të papranueshme, mbështesim dialogun - KosovaPress

Lajçak flet për dialogun: Të dy palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka - KosovaPress

Vuçiq deklarohet lidhur me marrëveshjet e dialogut - KosovaPress

Kurti e njofton Kovaçevskin për dialogun, insiston në nënshkrimin e marrëveshjeve - KosovaPress

KE miraton paketën e zgjerimit: Rruga e Kosovës ndikohet nga dialogu me Serbinë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024