Rama i jep Silvinjos ‘Shqiponjën e Artë’
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Samitin e Diasporës në Tiranë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama i ka dorëzuar “Shqiponjën e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvihno.

“Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër.”,  tha Rama, ndërsa Sylvinho falënderoi në gjuhën shqipe duke thënë:

“Mirëmbrëma! Shumë falemnderit.”, tha braziliani.

Ndryshe, nën urdhrat e Silvinjos, Shqipëria u kualifikua në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024