Meloni-Scholz premtojnë sigurimin e ndihmave për Ukrainën
Bota
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Italia do të sigurojë vazhdimësinë e ndihmave për Ukrainën së bashku me Gjermaninë, tha kryeministrja Giorgia Meloni pas një samiti ndërqeveritar me kancelarin Olaf Scholz në Berlin të mërkurën.

“Me Scholz-in trajtuam çështjen e luftës së Rusisë, agresioni ndaj Ukrainës, ku shprehëm qëndrimin e përbashkët Itali-Gjermani. Ne rikonfirmuam mbështetjen tonë për sovranitetin e Kievit dhe se ne do të vazhdojmë të garantojmë ndihmën e gjithanshme për Kievin”, tha ajo.

“Konferencat e radhës për rindërtimin do të zhvillohen në Itali dhe Gjermani”, shtoi ajo. /ANSA

Ukraina frikësohet për mungesë të dronëve për shkak të kufizimeve të Kinës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024