Euro 2024/ “The Sun” simulon shortin, Shqipëria me rivalë të pabesueshëm
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Do të jetë 2 dhjetori i këtij viti data kur do të hidhet shorto për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, Euro 2024, por deri atëherë do të kemi shumë parashikime rreth përballjeve që mund të dalin nga ky short.

Tabloidi anglez “The Sun”, ka simuluar këtë short dhe sipas tij, Shqipëria do të jëtë pjesë e një grupi të paparashikueshme, përcjellë KosovaPress.

Sipas këtij simulatori, kuqezinjtë e Silvinjos do të jenë në grup me Spanjën, Serbinë dhe Sllovakinë në grupin 2.

Një short i tillë do të nxiste debate e reagime të shumta, sidomos për shkak të përballjes me Serbinë duke rikujtuar atë që ndodhi në vitin 2016 kur ndeshja që po zhvillohej në Beograd u ndërpre për shkak të sulmit të tifozëve serb ndaj futbollistëve të Shqipërisë.

Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të simuluar:

Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Çeki, Play-off A

Grupi 2: Spanjë, Shqipëri, Sllovaki, Serbi

Grupi 3: Francë, Rumani, Slloveni, Play-off C

Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

Grupi 5: Belgjikë, Hungari, Kroaci, Zvicër

Grupi 6: Portugali, Austri, Holandë, Play-off B

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024