Ujkani: Duhet të kemi më shumë përgjegjësi
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësdrejtori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani ka reaguar pas përmbylljes së ciklit kualifikues të Kosovës për në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024 duke mos arritur kualifikimin për në fazën e grupeve.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Ujkani ka thënë se ky ishte një vit shumë i vështiorë për “Dardanët”.

“Po e përmbyllim një vit jo të lehtë për ekipin tonë kombëtar, gjatë të cilit patëm pritshmëri të mëdha, por nuk arritëm t’i përmbushim ato, përkundër dëshirës së flaktë dhe angazhimit të madh të gjithë secilit prej nesh.”, ka shkruar fillimisht Ujkani.

Aj tutje ka thënë se kjo nuk është koha e dorëzimit, por që të gjithë që janë pjesë e kombëtares duhet të kenë më shumë përgjegjësi.

“Megjithatë nuk është koha të dorëzohemi, por të shohim përpara me më shumë vetbesim mirëpo edhe me më shumë përgjegjësi nga të gjithë ne që jemi pjesë ekipit kombëtar.”, ka shkruar në fund Ujkani.

Në ndeshjen e fundit të kualifikimeve, Kosova pësoi disfatë nga Bjellorusia me rezultat 1-0 në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024