Papa: Jo luftë, por terrorizëm në Izrael e Palestinë
Bota
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Konflikti në Izrael dhe Palestinë ka shkuar përtej luftës dhe është terrorizëm, tha Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme në Vatikan të mërkurën.

“Këtë mëngjes prita dy delegacione, një i izraelitëve me të afërm që janë peng në Gaza dhe një tjetër i palestinezëve me të afërm që janë të burgosur në Izrael”, tha Papa.

“Ata vuajnë aq shumë, kam dëgjuar se si vuajnë të dyja palët”, vazhdoi ai.

“Luftërat e bëjnë këtë, por këtu kemi shkuar përtej luftës: kjo nuk është luftë, është terrorizëm”, tha Françesku.

“Lutuni fort për paqen”, këmbënguli ai. “Ne lutemi për popullin palestinez, lutemi për popullin izraelit, që të vijë paqja”, përfundoi Papa. /ANSA

Lufta në Gaza, Meloni thotë se zgjidhja e vetme është krijimi i dy shteteve - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024