Lufta në Gaza, Meloni thotë se zgjidhja e vetme është krijimi i dy shteteve
Bota
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Zgjidhja e dy shteteve është e vetmja rrugë e evitimit të konfliktit të Lindjes së Mesme, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni një samit virtual të G20 të mërkurën.

Burime në zyrën e saj në Palazzo Chigi thanë se ajo theksoi tri konceptet: dënimi i fortë i Hamasit për sulmin e përgjakshëm terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor, e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje, dhe shprehu bindjen se në të ardhmen zgjidhja e konfliktit mund të vijë vetëm përmes krijimit të dy shteteve.

Ajo mori pjesë në samitin online nëpërmjet një lidhjeje nga Berlini, së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz. /ANSA

OBSH kërkon rritjen e ndihmave humanitare për Gazën pas marrëveshjes së pauzës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024