Italia mirëpret marrëveshjen e pengjeve Izrael-Hamas
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Italia mirëpret marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e 50 pengjeve civilë në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe një armëpushim katërditor, tha të mërkurën zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

“Qeveria mirëpret marrëveshjen për lirimin e 50 pengjeve që pas shtatë javësh të gjata do të mund të përqafojnë sërish të dashurit e tyre”, shkruan Tajani në X.

"Tani është e nevojshme të sigurohet që pauza në luftime të përdoret për të ofruar ndihma humanitare për civilët" në Rripin e Gazës, shtoi Tajani.

Kryeministrja Giorgia Meloni, mirëpriti "me lehtësim të madh marrëveshjen për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të përgjakshëm kundër Izraelit më 7 tetor".

Është, tha ajo, një marrëveshje "që do të lejojë gjithashtu një pauzë humanitare shumë të nevojshme në Gaza". Meloni tha se Italia do të "vazhdojë të punojë për lirimin e të gjithë pengjeve dhe për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme".

“Sot mendimet tona janë me familjet që më në fund do të jenë në gjendje të ripërqafojnë të dashurit e tyre”, përfundoi ajo. /ANSA

OBSH kërkon rritjen e ndihmave humanitare për Gazën pas marrëveshjes së pauzës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024