U21/Prishtina e pandalshme, fiton edhe kundër Lirisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja mes Lirisë dhe Prishtinës, e vlefshme kjo për Superligën e Kosovës në grupmoshat U21.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit, Prishtina U21 e ka mposhtur 2:1 Lirinë U21, raporton KosovaPress.

Golat e fitores për prishtinasit e rinj i shënuan Mal Mehmeti (minuta e 34’) dhe Amar Demolli (minuta e 47’).

Me pikët e reja, Prishtina ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vendin e parë, krahas Lirisë që renditet në vendin e dytë me 22 pikë.

Më poshtë mund ta gjeni tabelën e Superligës U21, pa e llogaritur ndeshjen e sotme mes Lirisë U21 dhe Prishtinës U21.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024