​Përjashtohet nga shërbimi civil i sanksionuari i SHBA-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni disiplinor ka marrë vendim ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i përfshirë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Infrastrukturës dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu në konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, tha se prej datës 3 nëntor kur kanë marrë informacionin për sanksionimin e Krasniqit, fillimisht kanë marrë vendim për pezullim të tij dhe më pastaj përjashtimin e tij nga shërbimi civil.

​SHBA sanksionon ish-drejtorin e Prokurimit në MTI Nexhat Krasniqi për korrupsion - KosovaPress

Aliu theksoi se shumica e projekteve infrastrukturore janë audituar, mirëpo në koordinim edhe me Departamentit Amerikan të Shtetit dhe informacionet që do t’i marrin pas kësaj situate për çfarëdo situate të dyshimtë do të kërkohet auditim.

​Sanksionimi i Nexhat Krasniqit nga SHBA, vjen reagimi i Hovenier - KosovaPress

Krahas kësaj, ministri Aliu, i është përgjigjur edhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rastin e të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nexhat Krasniqi, duke falënderuar me ironi ministren që, sipas tij, përkundër të gjitha sfidave në sistemin e drejtësisë u përpoq të ndihmonte në këtë çështje.

Haxhiu kishte thënë se është e papranueshme që personat që janë në listë të zezë për dyshime në përfshirje të aferave korruptive apo në veprime të kundërligjshme të jenë në institucionet e Kosovës e sidomos të jenë në institucione të ndjeshme.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

SHBA-ja në arsyetimin për vendosjen e Krasniqit në listën e sanksioneve, tha se ai ka qenë i përfshirë në korrupsion të madh gjatë kohës sa ka qenë drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024