Parlamenti i Ganës përmend sërish Harry Maguire
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Harry Maguire ka marrë një kërkim falje nga një ministër ganez, i cili e përqeshi mbrojtësin e Manchester United vitin e kaluar.

Maguire ishte përmendur në parlamentin e Ganës në dhjetor të vitit 2022, kur ishte kritikuar për paraqitjet e tij asokohe me Manchester United, raporton KosovaPress.

Isaac Adongo, një ministër që përfaqësonte Njësinë Qendrore të Bolgatangas, përmendi Maguire kur e fajësoi zëvendës-presidentin Mahamudu Bawumia, për paraqitjen e tij në ekonomikë e Ganës.

Adongo iu adresua Bawumias si një “Maguire i ekonomisë”.

“Por ka një lojtar si ju në Mbretërinë e Bashkuar në Angli, me emrin Harry Maguire që po luan për Manchester United. Maguire është një mbrojtës. Ai prish aksione dhe e hedh trupin e tij gjithkund sikurse të ishte mbrojtësi më i mirë në botë. United e bleu atë. Ai u bë trendi më i madh në qendër të mbrojtjes së Manchester United dhe filloi të jepte asistime”, tha Adongo.

Sidoqoftë, Adongo ka ndërruar fjalët tani, duke e lavdëruar Maguire për paraqitjet e tij në nivel të klubit.

“Sot, Maguire është rikthyer dhe është një futbollist i transformuar”, tha Adongo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024