Shpërthim në tregun e kafshëve në Prizren, lëndohen nëntë persona
Siguri
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në tregun e kafshëve në Prizren ka ndodhur një shpërthim ku kanë mbetur të plagosur nëntë persona.

Sipas policisë, dyshohet se të lënduarit kanë pësuar lëndime nga një shpërthim i një granate dore.

“Sot me datë 22.11.2023. rreth orës 04:50, Policia ka pranuar informatë për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para dyshohet se 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granata dore.

Të gjithë të lënduarit janë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit duke marrë trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuar janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia”, konfirmoi zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, për KosovaPress.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
308
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024