Gjakovë: Sulmon fizikisht bashkëshorten dhe kërcënon me jetë vëllain e saj
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një mashkull kosovar është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, dhe me pas e kishte kërcënuar me jetë vëllain e saj nëpërmjet telefonit.

“Viktima-bashkëshortja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa vëllai i saj ka refuzuar.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024