Kosova mposhtet nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri”
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me humbje ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka pësuar humbje si vendase ndaj Bjellorusisë, raporton KosovaPress.

“Dardanët” u mposhtën 1:0 nga Bjellorusia, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Dmitriy Antilevskiy në minutën e 43’.

Me pikët e reja, Bjellorusia ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt, krahas Kosovës që renditet në vendin e pestë me 11 pikë.

Rezultati final, 1:0 në favor të Bjellorusisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024