Ushtria izraelite pranon marrëveshjen e pengjeve, armëpushimin e përkohshëm me Hamasin
Bota
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtria izraelite ka pranuar një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve dhe një armëpushim të përkohshëm me grupin palestinez Hamas në Rripin e Gazës, njoftuan mediat lokale të martën.

"Ushtria planifikon të përdorë armëpushimin për të riorganizuar forcat e saj në përgatitje për zgjerimin e operacionit të saj tokësor në Gazën jugore," sipas transmetuesit publik KAN.

Sipas transmetuesit, marrëveshja e propozuar përfshin një armëpushim katër-ditor dhe lirimin e 50 izraelitëve të mbajtur nga Hamasi në këmbim të 150 palestinezëve në burgjet izraelite.

Izraeli vlerëson se të paktën 239 izraelitë mbahen nga Hamasi pas një sulmi ndërkufitar më 7 tetor.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, duke vrarë më shumë se 14.128 palestinezë, duke përfshirë 5.840 fëmijë dhe 3.920 gra, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu nga sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Ndërkohë, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200, sipas shifrave zyrtare. /AA

​UNICEF, gati të sjellë ndihma nëse ka një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit - KosovaPress

Izraeli dhe Hamasi janë “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024