Kosovë-Bjellorusi, formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë.

Kjo njëherit do të jetë edhe ndeshja e fundit e “Dardanëve” në këtë kampanjë kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

Kosova tashmë ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim në këtë kampionat pasi ka mbledhur 11 pikë duke u renditur në vendin e katërt në Grupin I.

Nga ky grup janë kualifikuar Rumania si e para dhe Zvicra.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Bjellorusisë daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe “Dardanët” u mposhtën 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024