Gol që e shihni rrallë herë, Halilaj shënon në derbin turk (VIDEO)
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një gol gjatë derbit të Super Ligës së Turqisë të femrave mes Fenerbahces dhe Besikstas qëndroi i rregullt, pasi që një lojtare shfaqi intelegjencë të lartë të futbollit.

Futbollistja kosovare, Donjeta Halilaj shënoi një gol në minutën e 95’ të ndeshjes mes Fenerbahces dhe Besiktasit, por që nuk ishte i mjaftueshëm për ta evituar humbjen e skuadrës së saj, raporton KosovaPress.

Halilaj shënoi golin e dytë për Besiktasin, duke ia larguar me kokë topin nga duart e portieres së Fenerbahces, para se të godiste dhe ta dërgonte topin në portën e zbrazur.

Halilaj menjëherë çoi lartë duart e saj drejt referes, duke treguar se nuk kishte asnjë problem me mënyrën se si ajo e shënoi golin.

Golin e Halilajt e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024