Osmani mban takim me të mbijetuarat e dhunës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po mban një takim me pesë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës.

Këto gra kanë raportuar rastin në institucionet e drejtësisë. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rasteve.

Pas takimit, Osmani do të merr pjesë në ndarjen e “Çmimit për Guxim-Vasfije" për Shukri Gërxhaliun.

Kjo ngjarje është organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në 24-vjetorin e themelimit të saj. Të pranishëm janë familjarë të Gërxhaliut, të cilët do të pranojnë këtë çmim. Ai ka vdekur më 26 shtator dhe ka trajtuar shumë të mbijetuar të dhunës seksuale. /KosovaPress

Kurti takoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë - KosovaPress

Viktimat e dhunës seksuale të luftës nuk janë përfituese të beneficioneve të parapara me ligj - KosovaPress

Në Uashington flitet për sfidat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024