Komuna e Prishtinës dhe SPSP dakordohen për rritje pagash për punëtorët teknikë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas takimit që punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të disa shkollave të kryeqytetit kanë mbajtur me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj,  janë pajtuar që të rriten pagat.  

Pas protestës që këta punëtorë teknikë patën sot para Komunës së Prishtinës, në takimin e lartpërmendur është rënë dakord që të ketë një zgjidhje edhe për ata të shkollave të kryeqytetit, e të cilët pritet që nga janari i vitit të ardhshëm të kenë paga në vlerë prej 350 deri në 400 euro.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj tha se si komunë nuk kanë ndikim direkt në rritjen e pagave, por kanë mundësi që të diskutojnë me kompanitë private.

“Kishim një takim me sindikatën e punëtoreve, të cilët kishin ardhur me një kërkesë shumë legjitime, për rritje të pagave në sektorin privat, flasim për pjesën e punëtorëve teknikë, të shkollave të mesme e fillore, por edhe për punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare. Në si Komunë e Prishtinës nuk kemi ndikim direkt në rritjen e pagave, por e kemi mundësinë të jemi në diskutim me ta dhe përmes proceseve tona të kombinimit dhe të fillojmë negocimin që këto paga me i rrit, sepse aktualisht janë ma të ulëta sesa paga minimale në vendin tonë. Ne u pajtuam me sindikatën që shumë shpejt t’i fillojmë negociatat që pagat të rritën”, tha Zogaj.

Detaje për takimin me nënkryetarin Zogaj, dha kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai bëri të ditur se janë marrë parasysh edhe kërkesat e punëtorëve teknikë të shkollave të Prishtinës, e për të cilët tha se do të dalë tenderi i ri.

E disa nga punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave, të cilët kanë protestuar para komunës, me kërkesë rritjen e pagave, u shprehen se nuk janë të kënaqur me rrogat e tyre dhe se mendojnë që po ju bëhet e padrejtë.

Pakënaqësi pati edhe Miradie Makolli.

Se paratë që marrin nuk iu mjaftojnë as për barna tha Emine Sahiti.

https://kosovapress.com/admin/proteste-punetoret-teknike-te-qmf-dhe-disa-shkollave-te-prishtines-kerkojne-rritje-pagash/

E Idriz Bekolli u ankua dallimin e madh të pagave mes punëtorëve teknikë dhe stafit tjetër në këto institucione.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024