Sulmoi gazetarin, dënohet me 1 mijë euro
Ngjarjet Kryesore
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj një të pandehuri për veprën penale sulmi, dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar dënim me gjobë në shumën prej 1 mijë euro.

Në vendimin e publikuar nga Gjykata thuhet se i pandehuri me datë 11.08.2023 rreth orës 14:00 në sheshin “Shadërvan” në Prizren, saktësisht para Xhamisë “Sinan Pasha” me dashje kishte përdorur forcën ndaj të dëmtuarve V.K dhe Arbër L, në atë mënyrë që i dëmtuari V. në cilësinë e gazetarit të gazetës “Nacionale” ishte duke intervistuar qytetarët lidhur me protestën e organizuar kundër festivalit “Doku Fest”.

Në shenjë revolte i akuzuar A.K. e kishte shtyrë me duar të dëmtuarin V dhe duke e ofenduar, ku pastaj pasi protestuesit vazhdojnë të bëjnë rezistencë aty afrohet edhe i pandehuri A. i cili sërish e sulmon të dëmtuarin V. duke e shtyrë me duar, e më pas e sulmon të dëmtuarin A.L. i cili ishte duke xhiruar me kamerë.

Në njoftim, thuhet se me këto veprime i dënuari ka kryer veprën penale të sulmit, me që rast gjykata ka shqiptuar dënim me gjobë pre 1 mijë euro, në të cilin dënim të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim në kohëzgjatje prej 18 ditëve, nga data 11.08,2023 deri më datë 28.08.2023.

Ndërsa pjesën e mbetur të dënimit me gjobë në shumë prej 640 euro, obligohet i akuzuari që ta paguaj brenda afatit prej 15 ditëve, nga data e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, thuhet ndër të tjerash në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024