Asllani tregon nëse do t’i bashkohej Milanit
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas barazimit 0-0 ndaj Ishujve Faroe me fanellën e Shqipërisë,  Kristjan Asllani  ka dhënë një intervistë për “Sportmediaset”, ku ka foluir për formën e tij, kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024, por edhe derbin kundër Juventusit në fundjavë.

"Jam mirë, fatmirësisht jam rikuperuar. Po vija pak nga lodhja dhe vendosëm me trajnerin të mos rrezikonim sepse mund të shkaktonte një dëmtim” tha lojtari i Interit.

“Ka shumë krenari për këtë kualifikim. Unë jam i lumtur për veten dhe familjen time. Nuk jam plotësisht i lumtur sepse këto dy ndeshje duheshin fituar.”, shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

Më tutje, Asllani foli edhe për aveturën e tij me Interin ku shprehet i lumtur që po vazhdon të rritet.

"Vitin e kaluar e dija që isha i treti në rol dhe kisha më pak minuta. Falenderoj trajnerin dhe Calhanoglu, një person fantastik që më jep shumë këshilla në stërvitje. Që nga viti i kaluar ka ndryshuar gjithashtu që jam përmirësuar. kam studiuar shokët e skuadrës për një vit dhe ndoshta jam gati edhe unë. Nuk ka një orar për t'u bërë titullar, por po punoj shumë. Në fazën mbrojtëse dhe shumë gjëra të tjera, sepse dua të krijoj hapësirën time dhe të kem më shumë minuta siç kam unë.”, thsoi sllani.

Për derbin kundër Juventusit në Serie-A, Asllani deklaroi se Interi luan vetëm për fitore.

"Ne e dimë që ndeshja është e vështirë, Juve është shumë e fortë. Ne do të luajmë ndeshjen tonë duke synuar më të mirën. A do të shkoja ndonjëherë në Milano? Unë jam te Interi, i lumtur që jam një nga këta djem. Unë u thashë menjëherë po atyre dhe jam një tifoz i Interit. Unë mendoj vetëm për Interin.", tha në fund Asllani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024