Ngjarjet e datës 21 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 4 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve” me qëllim të ngritjes së vetëdijes në shoqëri, për ndikimin që ka Arsimi dhe Aftësimi Profesional, në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit. (Sëiss Hotel Diamond, ora 09:30)

Demokraci Plus mban tryezën për prezantimin e “Raportit të Monitorimit të Prokurimit”. Raporti përfshin monitorimin e 27 tenderëve, duke përfshirë tre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tre për secilën nga komunat: Gjakovë, Gjilan, Lipjan, Pejë, Prishtinë, Rahovec, Suharekë dhe Vushtrri. (Hotel Prishtina, rruga “Pashko Vasa”, ora 09:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetërs Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë. (Ora 09:30)

Punëtorët teknik të QMF dhe disa shkollave të Prishtinës do të protestojnë para Komunës së Prishtinës për shkak të pagave të vogla. (Ora 10.00-11:00)

Ministria e Shëndetësisë promovon manualin e dytë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor – Kujdesi Infermieror në Komunitet. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ku do të bëhet intervistimi kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

Mbahet mbedhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të shqyrtohet në parim i Projektligji për mbrojtje nga zjarri dhe projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprim i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi, salla N204, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ku shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi, salla N303, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, për vitin 2022. Të ftuar: Përfaqësues nga ARRU dhe raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, për vitin 2022. Të ftuar: Bordi i AKP-së. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku shqyrtohet raporti me amendamente për Projektligjin për Fondin sovran të Republikës së Kosovës; raportim i Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare - ARKEP, lidhur me zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku shqyrtohet raporti vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022. (Kuvendi, salla N10, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. (Kuvendi, salla N204, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku do të ketë njoftim lidhur me vizitat zyrtare. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Erasmus+ organizojnë konferencën e përbashkët për media “Publikimi i rezultateve të projektit Erasmus+ për Kosovën dhe përfshirja sociale si prioritet i programit Erasmus+”. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 14:00)

Me rastin e 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë organizon pritje për personalitetet e shtetit dhe miqtë. (GRAND EVENTS restorant, në Prishtinë, ora 18:30)

Hapet ekspozita e Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2023”. ( Galeria e Arteve të Fakultetit të Arteve UP, ora 19:00)

Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe Fondacioni japonez organizojnë cermoninë e hapjes së Festivalit të Filmit të Japonisë, që zgjatë deri më 26 nëntor. ( Kino ARMATA, ora19:00)

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,227
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024