Hajdari nënshkruan udhëzim për ata që importojnë dhe shesin karburantet e naftës
Biznes
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nënshkroi udhëzimin administrativ për kriteret teknike për import, deponim, shitje me shumicë dhe pakicë të karburanteve të ripërtëritshme të naftës dhe pastrimit të rezervuarve.

Sipas njoftimit, përmes këtij udhëzimi administrativ përcaktohen kriteret teknike-teknologjike për subjektet që merren me import, deponim, shitje me shumicë, ose me pakicë të karburanteve të naftës dhe atyre të ripërtëritshme dhe import të lëndës së parë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të naftës, si dhe pastrimin e rezervuarve.

“Për deponim të karburanteve siç janë: dizeli, benzina, karburanti në fushën e aviacionit, (karburanti Jet), gazoili dhe vajguri, përveç kritereve të përcaktuara me akte normative tjera përkatëse, subjekti duhet t’i plotësojë përveç tjerash edhe këto kritere: Të ketë rezervuar për deponim, që është prodhuar në pajtim me rregullat teknike; Për secilin karburant të ketë rezervuar për deponim, që është prodhuar në pajtim me rregullat dhe kriteret tjera specifike për produktet përkatëse; Të posedojë peshore që mundëson matje nga zero deri në 60 ton me klasë saktësie III dhe me periudhë të vlefshme të verifikimit, apo të posedojë instrumente në rrjedhje për mbushje të autoboteve me kalibrim të vlefshëm nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës; Dëshmia e pastrimit të rezervuarëve nga një subjekt i autorizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ky udhëzim administrativ hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në gazetën zyrtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024