E konfirmon Barça: Gavi do të operohet
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

“Testi i kryer të hënën në mëngjes te lojtari i ekipit të parë Gavi ka treguar se ai ka një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë dhe një dëmtim të shoqëruar në meniskun anësor. Lojtari do të ketë një operacion në ditët në vijim, pas së cilës do të publikohet një përditësim i ri mjekësor”

Ky është njoftimi që ka lëshuar Barcelona për Gavin i cili u dëmtua në angazhimin e tij për Spanjën në ndeshjen e fundit të grupit kualifikues të Kampionatit Evropian kundër Gjeorgjisë. Mesfushori i Barçës u detyrua të largohej pas vetëm 26 minutash lojë, përcjellë KosovaPress..

Këtë sezon Gavi ka bërë 15 paraqitje për Barçën, 13 në formacionin fillestar. Mesfushori ka shënuar kundër Villarrealit në kampionat dhe Royal Antëerp në Champions League dhe ka dhënë edhe një asistim.

Që kur Gavi bëri debutimin e tij në ekipin e parë në moshën 17-vjeçare në gusht 2021 kundër Getafes, mesfushori ka bërë 111 paraqitje, 89 si titullar dhe ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë 12 asistime. Me Barçën ka fituar titullin e ligës, në 2022/23, dhe Superkupën e Spanjës në të njëjtin sezon. Në nivel individual, Gavi gjithashtu fitoi çmimin Golden Boy në 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024