Lajm i tmerrshëm për Barcelonën
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gavi mund të ketë pësuar një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në ndeshjen kualifikuese të Spanjës për Euro 2024 kundër Gjeorgjisë, gjë që mund ta përjashtojë atë për këtë sezon.

19-vjeçari u zëvendësua pas vetëm 26 minutash kur ai shtrëngonte gjurin dhe shpërtheu në lot pasi ekipi mjekësor spanjoll e ndihmoi të dilte nga fusha, me skuadrën e Luis de la Fuente që e fitoi ndeshjen 3-1. në mungesë të tij.

“Diario AS” raporton se indikacionet e hershme sugjerojnë se ai ka këputur ligamentin e tij, që do të thotë se mund të mungojë për gjashtë deri në tetë muaj dhe kjo do të nënkuptonte se sezoni i tij ka përfunduar, përcjellë KosovaPress.

Gavi është dëshmuar si një lojtar kyç për klubin e tij. Ai ka shënuar tashmë mbi 100 paraqitje për Barçën dhe ka luajtur në çdo ndeshje të La Ligës këtë sezon. Lajmi për një dëmtim të tillë do të jetë një goditje e hidhur për planet e Xavit në “Camp Nou”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024