Ngjarjet e datës 20 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë, 09:30-16:00)

Komisioni për Integrim Evropian mban takim. Flasin Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrim në BE, Jorn Rohde (mbetet të konfirmohet) ambasador i Gjermanisë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër, Tomash Szunyog (mbetet të konfirmohet) shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, dhe Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i EPIK. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të dëshmojë para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin Dehari. (Ora 10:00)

Mbahet takim me përfaqësuesit e organizatave jo - qeveritare dhe bizneset. Marrin pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Objekti i Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)  

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Artpolis do të prezantojë raportin hulumtues dhe panelin e diskutimit “Analizë e njohurive të studentëve mbi ekzistencën dhe zbatimin e Rregullores kundër ngacmimit seksual dhe ngacmimit në Universitetin e Prishtinës”. (Amfiteatri “Ali Hadri”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 11:00-14:00)

Qendra Avokuese për Kulturën Demokratike (OJQ ACDC) mban konferencën "Fuqizimi i perspektivës së të drejtave të njeriut nga këndvështrimi jo-shumicë".(Mitrovica e Veriut, Shtëpia e Evropës, ora 11:00 – 13:00)

OJQ INTEGRA prezanton "Fjalorin e fjalëve të cilave nuk u nevojitet përkthimi". (Qendra “Barabar”,  hotel “Grand”, kati i katërt, Prishtinë, ora 12:00)

Studentet e Fakultetit të Edukimit “Hasan Prishtina” të Prishtinës do ta shënojnë në mënyrë simbolike Ditën Botërore të të Drejtave të Fëmijëve. (Para Teatrit Kombëtar, Prishtinë, ora 12:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve me sektorë të ndryshëm në vend, organizon tryezën e radhës që për temë ka zhvillimin ekonomik përmes bujqësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla nr. 506, ora 13:00)

Me qëllim të shënimit të 20 nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve, do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 0, salla P-38, ora 13:30)

Hapet ekspozita e artit “Fëmijët sjellin në jetë drunjtë përmes pikturës”. Marrin pjesë Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Oliver Boudart – Zyra e BE-së në Prishtinë dhe Naser Krasniqi, përfaqësues i FAO. (Biblioteka Komunale “Hivzi Sylejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 14:00)

Komisioni për Integrim Evropian takim me Tomash Szunyog - shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.  (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 15:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. (Kabineti i Presidentes, ora 15:30, mediat pamje nga takimi, ndërsa më pas mbahet konferenca për media)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024