Çfarë është misofonia dhe cilat janë simptomat?
Shëndetësi
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Personat që vuajnë nga misofonia mund të irritohen nga një tingull shumë i zakonshëm si çamçakëzi, kollitja, zhurma e frymëmarrjes, gërvishtjet në një sipërfaqe ose zhurma e hapave. Tinguj që shumica e njerëzve nuk i vënë re, njerëzit me misofoni nuk i durojnë dot.

Është një çrregullim mendor shumë i rrallë. Simptomat e para shfaqen në fëmijëri dhe me kalimin e moshës, gjithnjë e më shumë tinguj i acarojnë.

Një fluks i fortë ndjenjash negative, më shpesh zemërimi dhe ankthi, është një gjendje misterioze që shfaqet si përgjigje ndaj disa tingujve që i dëgjojmë pothuajse çdo ditë, te njerëzit me misofoni krijon një ndjenjë që është më e fortë se shqetësimi i thjeshtë, dhe është shpesh dyshohet nëse vërtet mund të konsiderohet një çrregullim mendor.

"Ndryshe nga njerëzit që thonë se shqetësohen nga dikush që përtyp patate të skuqura në kinema gjatë një filmi, njerëzit me misofoni vuajnë vërtet," shpjegoi profesori i psikiatrisë në Universitetin e Amsterdamit Damiaan Denys për Live Science.

Tri simptoma që shkaktohen nga pirja e ujit të fortë - KosovaPress

Ekspertët thonë se personat me këtë çrregullim irritohen më shumë nga tingujt që nxjerrin njerëzit më të afërt, si familjarët apo miqtë. Në atë moment ata mund të jenë më agresivë.

Në çrregullimet më të lehta simptomat lehtësohen me mjekim, por nuk ka kurë të vërtetë.

Në raste shumë të rënda, njerëzit izolohen plotësisht për të shmangur të gjitha tingujt që i shqetësojnë. Kjo nga ana tjetër çon në tërheqje në vetvete dhe në depresion.

“Bëhet fjalë për një çrregullim mendor të kohëve të fundit. Ne folëm me 42 persona me simptoma të ngjashme dhe ata na zbuluan se shmangin çdo aktivitet social, e kalojnë kohën kryesisht me kufje në vesh dhe përpjekjet e përditshme për të mos dëgjuar asgjë u shkaktojnë stres të madh. Ata dinë të jenë agresivë dhe se kjo është sjellje e papranueshme, megjithatë është më e fortë se ata”, shpjeguan shkencëtarët nga Amsterdami.

Pse veshët tuaj duken më të mëdhenj me kalimin e moshës - KosovaPress

Ata paraqitën kritere diagnostikuese që do ta klasifikonin misofoninë si një çrregullim të ri psikiatrik. Megjithatë, disa shkencëtarë argumentojnë se në të vërtetë mund të jetë një simptomë e çrregullimeve të tjera psikiatrike, siç është çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) ose çrregullimi i përgjithësuar i ankthit.

Ata që vuajnë nga misofonia kanë një incidencë më të lartë të depresionit dhe ankthit, dhe duke qenë se është e lidhur me OCD, është edhe më e vështirë të përcaktohet nëse neveria ndaj tingujve të caktuar është një simptomë e anashkaluar e atyre çrregullimeve apo është një diagnozë në vetvete.

Margaret dhe Pavel Jastreboff, shkencëtarë nga Universiteti Emory në SHBA, të cilët krijuan për herë të parë termin, pohojnë se këto kushte lidhen me tolerancën e reduktuar të zërit. Ata gjithashtu thonë se disa njerëz mund të përjetojnë misofoni, por të mos preken klinikisht prej saj, por të tjerët janë të prirë për reagime më të rënda.

Në një studim me 500 studentë të kolegjit, rreth 20 për qind e pjesëmarrësve raportuan simptoma klinike të rëndësishme të misofonisë. U zbulua përsëri se simptomat shpesh mbivendosen me ankthin, OCD dhe depresionin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024