Tifozët në Afrikë sulmuan Salah
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kaos i vërtetë ka ndodhur afër fundit të ndeshjes mes Sierra Leones dhe Egjiptit (0:2) në kualifikueset afrikane për Kupën e Botës 2026.

Ndeshja u luajt në Liberi për shkak se Sierra Leone nuk ka kushtet për të luajtur ndeshje në vendin e saj, por kjo nuk i ka penguar disa persona, të cilët raportohet se janë tifozë të Sierra Leones, të vrapojnë në fushë dhe të shkaktojnë një incident.

Ata pak tifozë janë vërsulur drejt yllit egjiptian Mohamed Salah dhe kanë tentuar ta sulmojnë, por siguria ka ndërhyrë në kohë dhe i ka penguar ta bëjnë këtë. Në videot që po qarkullojnë në internet, shihet se si gardianë të caktuar i rrahin ashpër fansat.

Shumë shpejt në fushë mbërritën pjesëtarët e ushtrisë dhe pas ndeshjes e përcollën yllin e Liverpool-it jashtë fushës që të mos i ndodhte asgjë gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes.

https://twitter.com/i/status/1726301913376068088
https://twitter.com/i/status/1726302059748818981
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024