Miss Nikaragua zgjidhet Miss Universe 2023
Magazina
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe 2023 në garën vjetore të bukurisë të shtunën mbrëma në San Salvador. Nënkampionia e parë u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.

Fituesit e konkurseve kombëtare të 84 vendeve kishin konkurruar në Miss Universe të këtij viti, të gjykuar nga një panel përfshirë modelen Halima Aden, yllin e "Queer Eye" Carson Kressley, influencuesin e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong e Trinidad dhe Tobago (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).

Njëzet gjysmëfinalistë u shpallën në fillim të punimeve të së shtunës mbrëma pas rezultateve të garës paraprake (dhe një votimi global të tifozëve).

Miss Kolumbia, Camila Avella dhe Miss Puerto Rico, Karla Guilfú, përfunduan pesëshen e parë, ndërsa një tjetër anëtare e top 10, Athenea Pérez e Spanjës, u kurorëzua Miss Congeniality e konkursit.

Palacios pason Miss Universe 2022, R'Bonney Gabriel nga SHBA.

Jennifer Lopez tregon trupin e skalitur me një fustan të ngushtë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024