Kroacia mposht Letoninë, Andorra e pëson nga Bjellorusia
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Szusza Ferenc”, Bjellorusia e ka mposhtur Andorrën 1:0, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Denis Laptev në minutën e 83’.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Kombëtarja e Kroacisë, e cila e mposhti 2:0 si mysafire Letoninë.

Golat e fitores për Kroacinë i shënuan Lovro Majer (minuta e 7’) dhe Andrej Kramaric (minuta e 16’).

Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar deri tani në kualifikimet e Evropianit Euro 2024 i gjeni më poshtë.

Armenia 1:1 Uellsi

Bjellorusia 1:0 Andorra

Letonia 0:2 Kroacia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024