Për shkak të Taylor Swift ky është bërë emri më i popullarizuar i qenve në SHBA
Magazina
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Taylor Swift dhe i dashuri i saj i ri Travis Kelce kanë pushtuar botën, madje edhe pronarët e qenve në SHBA nuk mund të rezistonin.

Emri Kelce ka kryesuar listën e emrave të njohur të qenve në Amerikë dhe përdorimi i tij është rritur me 135%, sipas të dhënave të publikuara nga Rover, një platformë që lidh pronarët e kafshëve shtëpiake me kujdestarët e tyre.

Vëllezërit Kelce, Jason dhe Travis, janë lojtarë të famshëm të NFL-së dhe më i riu nga të dy, Travis, u bë kryefjalë në mbarë botën pasi u publikua lajmi se ai ishte në një lidhje me këngëtaren Taylor Swift.

“Pavarësisht nëse emri është qesharak apo serioz, shumica e pronarëve të kafshëve shtëpiake ndikohen nga emrat që u kujtojnë gjërat e tyre të preferuara ose momentet e trendit të kulturës pop”, tha Rover.

"Duke pasur parasysh vëmendjen e madhe që Taylor Swift ka marrë këtë vit dhe tani që lidhja e saj është në qendër të vëmendjes, nuk është çudi që ne kemi kafshë shtëpiake në bazën e të dhënave me emra si Taylor Swift, Chief dhe Kelce," tha për Fox News Rachel Hinder, drejtoreshë për kërkesa në “Embrace Pet Insurance”.

Taylor Swift, artistja e parë femër që ka arritur 100 milionë dëgjues në Spotify për një muaj - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024