Kitara e Kurt Cobain u shit për më shumë se një milion e gjysmë dollarë
Magazina
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kitara e këngëtarit të Nirvana, Kurt Cobain, u shit në një ankand në SHBA për më shumë se 1.5 milionë dollarë.

Kitara elektrike ikonë blu "Skystang I" Fender Mustang, të cilën Cobain luajti gjatë turneut të tij të fundit, u shit të premten për pak më shumë se 1.58 milionë dollarë (1.45 milionë euro) në ankand në Nashville, Tenesi.

​29 vjet pas vdekjes Kurt Cobain i reziston kohës - KosovaPress

Xhinset e grisura që Cobain veshi në videoklipin e këngës "Heart-Shaped Box" dhe në MTV Video Music Awards kushtuan më shumë se 400 mijë dollarë. Pantallonat vlerësoheshin nga 10.000 deri në 20.000 dollarë.

​Kitarat e Clapton dhe Cobain mund të shiten deri në dy milionë dollarë - KosovaPress

Ankandi ishte pjesë e ankandit treditor "Të luajtur, të veshur dhe të grisur: Rock N' Roll Iconic Guitars and Memorabilia", i cili shfaqi më shumë se një mijë artikuj të madhështorëve të muzikës si Cobain, Eric Clapton, Elvis Presley, Prince, Beatles dhe Frank Zappa.

Sa para ka Princi William në llogarinë e tij bankare? - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024