Krasniqi dhe Ismaili vizitojnë Thaçin dhe Veselin në Hagë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me nënkryetarin Uran Ismaili, kanë vizituar përsëri në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë.

“I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë - si gjithmonë - dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin. Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024