Zbehet mbështetja e tifozëve për Kosovën, analistët e shohin si fakt shqetësues
Tema
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Mungesa e rezultateve në kualifikimet për në Kampionatin Evropian, por edhe atmosfera jo e mirë brenda kombëtares ka bërë që në ndeshjet e fundit, Kosova të mos e ketë mbështetjen e fuqishme të tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ballafaqimi me Izraelin në Prishtinë nuk solli më shumë se 6000 tifozë në tribuna, situatë kjo që po konsiderohet shqetësuese nga njohësit e futbolli vendor.

Sipas analistit Driton Latifi, sfida me Izraelin ishte rast i veçantë për shkak të situatës së krijuar. Ndërsa, problem tjetër, sipas tij, është se një pjesë e tifozëve janë shumë euforik dhe në momentin kur mungojnë rezultatet, ata e braktisin kombëtaren.

Kurse, kryetari i grupit të tifozëve të Kosovës të njohur si “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka thënë për KosovaPress, se përveç rezultateve, në ftohjen e tifozëve po ndikojnë edhe debatet televizive duke zbehur kështu interesimin e tifozëve për ta mbështetur kombëtaren.

Si shqetësuese mungesën e tifozëve në tribuna po e sheh edhe analisti Genc Sermaxhaj. Ai thotë për KosovaPress, se tifozët kanë arsye që janë ftohur pasi kombëtarja nuk po ka rezultate të mira, derisa pritjet ishin shumë më të mëdha.

Për ta rikthyer entuziazmin tek tifozët, analisti Driton Latifi theksoi se te Kosova duhet të bëhet ndryshimi i gjeneratës dhe ky proces nuk është i lehtë për t’u bërë, pasi nevojitet freski e lojtarëve

Ndryshe, në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit që u zhvillua më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, në stadium ishin të pranishëm vetëm rreth 6000 mijë tifozë, derisa kapaciteti total i stadiumit është rreth 14 mijë ulëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024