Edi Rama: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi që Kombëtarja e Shqipërisë siguroi për herë të dytë në histori kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Shqipëria ka siguruar biletën e kualifikimit drejt Evropianit Euro 2024 në Gjermani, ndërsa sot barazoi 1:1 me Moldavinë, raporton KosovaPress.

Barazimi ndaj Moldavisë iu mjaftoi “kuqezinjve” ta siguronin kualifikimin e dytë në histori në një Evropian.

Pas këtij suksesi, tani ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, shkroi Rama në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024