MKRS reagon ndaj “Harvest”: Përpjekja e radhës e Serbisë për të deformuar historinë përmes filmit
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka reaguar ndaj xhirimeve të filmit serb "Harvest", duke thënë se Serbia po ndërton narracion të urrejtjes ndëretnike dhe po vazhdon me nxitje të konfliktit përmes filmit e instrumenteve tjera të kulturës, që në kushte normale duhet të jenë në funksion të demokracisë e bashkëjetesës.

Bazuar në raportimet e mediave serbe, kanë filluar xhirimet e filmit "Harvest" i mbështetur financiarisht nga shteti serb e i cili lidhet me "Shtëpinë e Verdhë" në Shqipëri, ku serbët pretendojnë që është kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pretendime fiktive dhe shpifje që nuk u vërtetuan asnjëherë nga autoritetet ndërkombëtare.

“Ky nuk është filmi i parë me propagandë të Serbisë. Ngjashëm ishte realizuar edhe filmi dokumentar me metrazh të gjatë “Shtëpia e Verdhë” i autores Slagjana Zariq. Tentativat e tyre të vazhdueshme për të deformuar realitetin, si në rastin e filmit "Harvest", duhet të alarmojnë autoritetet relevante dhe bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

“E trishtuar dhe e papranueshme të shohim se një mjet kulturor si filmi po keqpërdoret për të shpërndarë propagandë. Por, përtej tentativave për të rishkruar historinë përmes kinematografisë, e vërteta triumfon gjithmonë në sfidë me propagandën”, përfundon reagimi i MKRS.

​MKRS mbështetë financiarisht Komitetin Paralimpik të Kosovës - KosovaPress

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
416
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024