Shiu shkakton probleme në qarkullimin e veturave në disa rrugë të Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Shiu që ka rënë sot ka vështirësuar qarkullimin e veturave në disa rrugë të kryeqytetit.

Në disa rrugë ka pasur edhe vërshime për shkak të sasisë së madhe të shiut.

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në Shkabaj, rruga poshtë urës është vështirë e kalueshme për shkak të grumbullimit të ujit nga reshjet e mëdha të shiut.

Në ndihmë të veturave janë të pranishëm edhe bartësit e veturave, të cilët kanë dalë në teren për t’i mundësuar kalimin veturave tashmë të bllokuara në ujë.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot kishte paralajmëruar mot të vranët dhe reshje të shiut. /KosovaPress

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,998
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024