DEPA Commercial merr 35% të aksioneve në projektin e energjisë elektrike në Shqipëri
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Bordi i DEPA Commercial (Korporata Publike e Gazit e Greqisë) miratoi të enjten pjesëmarrjen e kompanisë në zhvillimin e njësisë së parë të prodhimit të energjisë termike në Shqipëri, duke sinjalizuar zgjerimin e aktiviteteve të saj.

Më konkretisht, DEPA Commercial do të merr pjesë me 35% të aksioneve në kapitalin aksionar të FIER Thermoelectric SA.

Kompania u themelua në shtator të vitit 2022 nga GEK Terna dhe GENER2 për zhvillimin e një njësie të prodhimit të energjisë elektrike, duke përdorur gaz natyror, me fuqi 174 MW në Roskovec, Shqipëri.

Në kuadër të pjesëmarrjes në projekt, DEPA Commercial ka nënshkruar kontratë afatgjatë për furnizimin e njësisë me gaz natyror. /ANA-MPA

BEI: Energjia e erës detare në rajonin e Detit të Zi e rëndësishme për demokracinë e BE-së - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024