Meloni: Italia 'pioniere' në marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministrja Giorgia Meloni lavdëroi të premten marrëveshjen që ajo arriti së fundmi për Italinë për të ngritur qendra emigrantësh në Shqipëri, ndërsa foli me gazetarët pas një takimi dypalësh me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në Zagreb.

"Mendoj se është një marrëveshje shumë inovative, inteligjente dhe më duket se është pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë evropianë," tha Meloni, duke shtuar se si kjo marrëveshje do të rezultojë "do të varet nga aftësia jonë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën më të mirë”.

"Unë mendoj se mund të jetë një shembull për t'u përsëritur," vazhdoi ajo, duke thënë se Italia ka qenë një "pioniere" në këtë front. /ANSA

​Qeveria shqiptare çon për ratifikim në Kuvend marrëveshjen me Italinë për migrantët - KosovaPress

Gjermania shqyrton marrëveshjen e Italisë për emigrantët me Shqipërinë - KosovaPress

Emigrantët në brigjet italiane, Rama: Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet - KosovaPress

Qendër pritjeje për emigrantët në Shëngjin, Meloni: Do të kontribuojmë financiarisht - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024