LVV e fajëson Ramën për anulimin e seancës së Kuvendit Komunal
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron të paligjshëm dhe të parregullt, anulimin e seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Sipas Grupit të Asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë, kjo ndodhi me urdhër të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.

Në konferencë për media, kryetari i Grupit të Asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se pozita e dështoi seancën të cilën vetë e ka ftuar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Tutje, ai shtoi se “koalicioni LDK-PDK është i interesave të ngushta, të grupeve të caktuara të cilat kur nuk përputhen krijojnë bllokadë”. Sipas tij, koalicioni qeverisës e lëshoi sallën me urdhër të kryetarit Përparim Rama.

Ai tregoi se cilat kanë qenë pikat që do të duhej të diskutoheshin në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, për çka tha se po humbin qytetarët e kryeqytetit.

"Anulimi i kësaj seance është i paligjshëm dhe i parregullt... Ndodhi me intervenim të kryetarit Rama", tha ai.

&t=3s
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024