Netflix anulon pesë seri të njohura
Magazina
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Netflix ka anuluar pesë seri filmike për shkak të efekteve të vazhdueshme të shtatë muajve të grevave të Hollywood-it.

9 nëntori shënoi fundin e grevës së aktorëve të “SAG-AFTRA”, por efektet e saj, dhe ajo e grevës së autorëve, vazhdojnë.

Ceremonia “Emmy Awards” shtyhet për shkak të grevave të ”Hollywood”-it - KosovaPress

Të dyja grevat zgjatën katër muaj: protesta e autorëve të WGA (Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës) nga maji deri në shtator dhe ajo e aktorëve nga korriku deri në nëntor.

Greva SAE: Aktorët e Hollivudit largohen për shkak të pagave dhe shqetësimeve të AI - KosovaPress

Për shkak të goditjes që patën këto greva në financat e Netflix-it, shërbimi i transmetimit ka vendosur të anulojë seritë “Glamorous”, “Agent Elvis”, “Farzar”, “Captain Fall” dhe “Shadow And Bone”, ndërsa fansat vajtojnë për humbjen e serive të tyre të dashura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024