Lajçak për diskutimet me kryenegociatorët në Bruksel: Ishin të frytshme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot është mbajtur raundi i radhës i diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Me këtë rast nuk pati takim trepalësh, ndërkohë që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimet e ndara me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

“Sot kam pritur kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet ishin shumë të frytshme për të bërë përparim në një numër të çështjeve në agjendën tonë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.

​Bislimi jep detaje nga takimi me Lajçak - KosovaPress

​Përfundojnë diskutimet në Bruksel pa një takim trepalësh - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024