Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in, sugjeron studimi i ri
Covid-19
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Shpëlarja e gojës me ujë të kripur kur keni Covid mund të zvogëlojë mundësinë tuaj për të përfunduar në spital.

Në një studim të paraqitur javën e kaluar, studiuesit matën efektin e gargarës dhe shpëlarjes së hundës me një solucion të kripur mbi simptomat dhe normat e shtrimit në spital te pacientët me Covid.

​“S’ka rikthim të COVID-it”, Vishaj: Situata epidemiologjike është e qetë - KosovaPress

Ata zbuluan se normat e shtrimit në spital për njerëzit që bëjnë gargarë ose shpëlarje hundore me ujë të kripur ishin deri në 40 për qind më të ulëta se ata që nuk e bënin këtë.

Doktor Jimmy Espinoza, autor i studimit dhe profesor i obstetrikës, gjinekologjisë dhe shërbimeve riprodhuese në Universitetin e Teksasit, tha se qëllimi ishte të shihej nëse gargara dhe shpëlarja e hundës mund të përmirësonin simptomat e frymëmarrjes të lidhura me Covid.

​Kurti thotë se pandemia COVID ia “konsumoi” një vit të qeverisjes - KosovaPress

Midis 2020 dhe 2022, ekipi vlerësoi 9,398 të rritur midis 18 dhe 65 vjeç, të cilët kishin rezultuar pozitivë për Covid nëpërmjet një testi PCR. Prej tyre, 58 u zgjodhën për të ndjekur ose një regjim të kripur me dozë të ulët ose me dozë të lartë të përzier me ujë të ngrohtë.

Grupi i kontrollit që nuk ishte udhëzuar të bënte gargarë me ujë të kripur ose shpëlarje nazale, kishte një shkallë shtrimi në spital prej 58.8 për qind.

Studiuesit zbuluan se shkalla e shtrimit në spital për pjesëmarrësit në regjimin me dozë të ulët ra në 18.5 për qind dhe shkalla për grupin me dozë të lartë ishte 21.4 për qind.

Çmimi Nobel shkon për shkencëtarët që zbuluan vaksinën kundër Covid-it - KosovaPress

Ata nuk shpjeguan pse regjimet e kripës rezultuan në më pak shtrime në spital, por Rubin tha se gargara dhe shpëlarja mund të ndihmojnë në pastrimin e virusit nga sinuset dhe të zvogëlojnë mundësinë e depërtimit të tij në mushkëri, gjë që mund të rezultojë në pneumoni, një shkak kryesor i shtrimit në spital.

Studimi përjashtoi pacientët me hipertension kronik, i njohur gjithashtu si presioni i lartë i gjakut, pasi ata mund të gëlltitnin aksidentalisht një pjesë të kripës dhe kripa e tepërt mund të ngushtojë dhe ngurtësojë enët e gjakut, duke rritur më tej presionin e gjakut.

Është e paqartë nëse gargara dhe shpëlarja e hundës do të kishin të njëjtin efekt te pacientët kryesisht të vaksinuar thanë studiuesit.

Studimi u prezantua javën e kaluar në Takimin Vjetor të ACAAI në Anaheim, Kaliforni. /DailyMail

SHBA, teste falas për Covid për të parandaluar valën e dimrit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024