Kosova me gjashtë xhudistë në Evropianin e xhudos në Gjermani
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ekipi kosovar i xhudos do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian U23.

Evropiani i xhudos për grupmoshat U23 do të mbahet në Potsdam të Gjermanisë, nga data 17 deri më 19 nëntor, raporton KosovaPress.

Gjashtë xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë.

Ekipi kosovar i xhudos për këtë Evropian ka këtë përbërje: Muhamedin Veseli, Dardan Cena, Anes Veseli, Rios Kuka, Fatjona Kasapi dhe Debora Gjakova.

Veseli, Cena, Kasapi e Gjakova do të ndeshen nesër, ndërsa Anes Veseli dhe Rios Kuka ndeshen pasnesër (e shtune).

Në këtë Kampionat Evropian marrin pjesë 37 shtete me 315 garues.

Xhudistët tanë janë nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Kabaku, kurse me ekipin ka udhëtuar edhe presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, në cilësinë e drejtorit sportiv të Federatës Evropiane të xhudos.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024