Projektbuxheti, Sveçla: Policia asnjëherë nuk ka pasur investime më shumë sesa tani
Lexohet për: 1 min.
sveqla-161123
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se buxheti për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME) është rritur për 97 për qind, për Policinë e Kosovës 17 për qind, ndërsa për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) 16 për qind. Ai shtoi se totali i buxhetit për Agjencinë Kosovare të Forenzikës është 1.7 milion euro.

Gjatë seancës së Kuvendit, Sveçla potencoi se buxheti i investimeve kapitale për Policinë e Kosovës është mbi 20 milionë euro, për dallim nga viti paraprak që ishte rreth 13 milionë euro.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla foli edhe për ndarjen e mjeteve nëpër agjenci sa i përket kibernetikës.

Ndërkaq, Sveçla në replikën ndaj deputetit Anton Quni,  tha se kanë blerë më shumë autoblinda sesa që kanë gjetur./Z. Zeneli

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025