“Dua të rikthehem në Itali”, Jorginho flet për të ardhmen e tij
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Arsenalit, Jorginho e ka pranuar se ai do të dëshironte që të rikthehej në Serie A, pas pesë viteve larg atdheut të tij.

Jorginho kaloi në Angli kur Chelsea e transferoi nga Napoli për një shumë afro 60 milionë eurosh, raporton KosovaPress.

Ai bëri 213 paraqitje për “Blutë”, duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Ligën e Evropës dhe Super Kupën Evropiane, para se t’i bashkohej Arsenalit në muajin janar.

Jorginho nënshkroi një kontratë në kohëzgjatje prej 18 muajve kur iu bashkua Arsenalit, që nënkupton se ai do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Tani, Jorginho ka folur për të ardhmen e tij, duke e pranuar se dëshiron që të rikthehet në Itali.

“Të rikthehem në Itali? Unë kam dyshime sepse do të doja të rikthehesha, por unë nuk e di kur do të jetë momenti i duhur. Unë dua të rikthehem në Itali, por unë e ndjej se kam ende gjëra për të arritur te Arsenali, dua të luftoj për tituj këtu”, tha Jorginho.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024