Bajrami - Muratit: Hoti, fajtor që një produkt kaq i dobët si ti punoi në MF
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se projektbuxheti për vitin 2024 nuk është i orientuar elektoralisht. Ndërkaq ndaj tij nuk munguan kritikat nga opozita.  

Murati, në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet buxheti për vitin e ardhshëm u përplas ashpër me deputetët e LDK-së në lidhje me ndarjet buxhetore për komunat e Kosovës.

Shefi i kuletës së shtetit duke treguar sipas tij, mbështetjen për nivelin lokal përmendi ndarjen buxhetore për Komunën e Prishtinës. Ai tha se kryeqytetit iu është rritur buxheti mbi 30 milionë euro prej kur ka qeverisur LDK-ja në nivel qendror.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Sipas tij, problemi në kryeqytet qëndron tek aftësia e menaxhimit të kryetarit Përparim Rama, i cili siç tha ka thyer rekord me suficit në vitin 2022.

"Problemi te Komuna e Prishtinës është aftësia të menaxhojë mjetet që i ndahen", tha ai.

Atij i reagoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka bërë punë sa krejt ministrat e kabinetit qeveritar bashkë.

Duke iu referuar kritikave të ministrit ndaj kolegut të saj partiak Avdullah Hoti, ajo tha se i njëjti mundet me i mbajt vetëm ligjërata ministrit Murati.

“Sa i përket normave  të interesit zotëri Hoti mundet veç ligjërata me të të mbajë ty. Ai veç një faj e ka, që të ka lënë të punosh në Ministri të Financave dhe ke dal produkt kaq i dobët”, theksoi Bajrami.

Mirëpo, ministri Murati, tha se qeveria i ka financuar disa projekte të mëdha në Prishtinë, për të cilat, sipas tij, kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka bërë vetëm fotografi.

Kritik ndaj ministrit Murati u shpreh edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili tha se projektbuxheti për vitin 2024 për komunat është tipik diskriminues dhe i papranueshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024