Vendet me më shumë dhe me më pak depresion në botë, ja ku renditet Shqipëria
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Depresioni, i njohur gjithashtu si çrregullimi i madh depresiv, është një çrregullim i shëndetit mendor që ndikon negativisht në mënyrën se si një person ndihet, mendon dhe vepron.

Global Health Data Exchange vlerëson se 251-310 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ndërsa depresioni është i zakonshëm, ai është gjithashtu, për fat të mirë, i trajtueshëm.

Sipas një studimi të Barrës Globale të Sëmundjeve, në krye të listës me vendet më depresive prin Grenlanda me 6.61 për qind, pasuar nga Greqia 6.52, Spanja 6.04, Portugalia 5.88, Palestina dhe Tunizia me nga 5.75 secila, Bahrejni 5.52, Maroku 5.49, Irani 5.48 dhe Lituania me 5.42 për qind.

Ndër vendet me më së paku depresion janë Singapori 2.45 për qind, Timori Lindor 2.41 për qind, Peru 2.36, Mjanmari 2.28 dhe vendi me më së paku depresion është Brunei, shtet në Azi, me 1.83 për qind.

Shqipëria ndërkaq renditet e 162-ta me 3.05 për qind, derisa Kosova nuk është e përfshirë në listë.

Lakra ka efekt parandalues ​​kundër kancerit - KosovaPress

Ndryshe, simptomat e depresionit mund të variojnë nga të lehta në të rënda dhe përfshijnë si më poshtë: një ndjenjë e vazhdueshme trishtimi, humbja e interesit për aktivitetet e shijuara dikur, ndryshimet në oreks - humbje ose shtim në peshë, probleme me gjumin etj.

Faktorët e rrezikut për depresion përfshijnë: biokiminë (dallimet në kimikatet në tru), gjenetikë (depresioni mund të jetë i trashëguar), personaliteti (ata që janë përgjithësisht pesimistë ose kanë vetëvlerësim të ulët kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion) dhe mjedisin (ata që janë të ekspozuar ndaj dhunës, abuzimit, neglizhencës ose varfërisë kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion).

​Shumë probleme me sytë janë rezultat i niveleve të larta të stresit - KosovaPress

Depresioni prek rreth 1 në 15 të rritur në çdo vit të caktuar dhe 1 në 6 njerëz do të përjetojnë depresion në një moment të jetës së tyre.

Një studim "Our World In Data" vlerëson se rreth 3.4% (2-6% kur përfshihet marzha e gabimit) e popullsisë globale ka depresion. Bëhet fjalë për rreth 264 milionë njerëz në mbarë botën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024