​Haradinaj kritikon qeverinë për ndarjen e buxhetit 2024
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e quan zvogëlim real të pagave rritjen e koeficientit nga 105 në 110 euro. Ai e vlerëson si shqetësues, siç tha ai, nënçmimin që po u bëhet Policisë së Kosovës, shëndetësisë dhe drejtësisë me mohimin e pagesave shtesë për rrezikshmëri. Haradinaj kritikoi qeverinë edhe për mosinvestimin në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në Seancën e Kuvendit, Haradinaj potencoi se mbi 80 për qind e projekteve kapitale të listuara në buxhetin 2024 janë janë të parealizueshme në tri vitet e fundit, e të bartura për vitin 2024.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ndërkaq, Haradinaj tha se asnjë nga projektet e infrastrukturës në shëndetësi dhe arsim nuk do të përfundojnë në vitin që vjen.

Haradinaj derisa bëri krahasimin se sa investojnë vendet e tjera në institucionet e mbrojtjes, tha se qeveria aktuale nuk ka implementuar 58 milionët e parapara për mbrotje, por i bartë në vitin tjetër.

Shqetësuese, Haradinaj e sheh edhe mosndarjen e ‘asnjë centi shtesë për Ministrinë e Punëve të Brendshme’.

Si problem më vete, kryetari i AAK-së e konsideron ndarjen e padrejtë të investimeve kapitale për komunat e partisë, derisa e quan “të pafytyrë”, veprimin e qeverisë në këtë rast.

Lidhur me këtë tha se “kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk investon buxhetin qëllimshëm ndër vite”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024